Secondary Adv

Kompleks rezidencial me objekte 5 kate me kat podrum - Shkoze, Dajt | Lorena shpk | 2018

Dergoji email
kompanise

Rreth projektit

 Objekti do te jete me strukture betonarme. Ne veshjen e jashtme te fasades te objektit eshte menduar te perdoret veshje me sistemi kapote dhe suvatim grafiato, termoizolim me lesh guri. Ndersa katet e sherbimit do te vishen me tulla dekorative dhe material termoizolues. Dritaret e jashme te objektit do te jene me sistem alumini termik dopio xham xhami i jashtem 6 mm i temperuar me trajtim termik Low-e, hapesir te mbushur me gaz argon dhe xham te brendshem 3/1/3 mm transparent te laminuar. Muret ndares brenda apartamenteve do te jene me tulle me vrima 12 cm ndersa ato qe ndajne apartamentet me njeri tjetrin do te jene sanduic me polisterol ne mes .

Kompleksi rezidencial GAXHERET Lorena shpk Shkoze Komuna Dajt
Kompleksi rezidencial GAXHERET Lorena shpk Shkoze Komuna Dajt
Kompleksi rezidencial GAXHERET Lorena shpk Shkoze Komuna Dajt

Muret e brendshme te nderteses do te jene te suvatuar , patinuar , lyer me bojera ose veshur me materiale te ndryshme dekorative ne varesi te projektit te arredimit te ambienteve. Shtresa të pllakës grez, granite e mermeri në varësi nga përcaktimi i llojt të tyre në projekt do të realizohen në dyshemenë e objektit 4 katesh dhe veshjen e shkalleve. Pergatitja e llaçit ose kollës do behet sipas dozaturave të përbërjes të standarteve teknike, dhe hedhja e bojakës sipas ngjyrave të pllakave . Pllakat do të jenë importi sipas kërkesave të projektit të jenë me ngjyra të kombinuara sipas udhëzimeve të projektuesit dhe investitorit. Siperfaqet finale te dyshemese se nderteses ne katet nentokesore do te kene nje kompozim specifik per perdorim industrial ne menyre qe te perballoje impaktet dhe levizjet e mjeteve.

Me shume projekte ne Shqiperi